


Shërbimet tona.
Raportimi Financiar
ThinkSmart ofron një varg të plotë shërbimesh të konceptuara për të thjeshtuar kërkesat e përditshme të menaxhimit të biznesit tuaj, të menaxhimit efikas të financave, dhe arritjes së suksesit të qëndrueshëm. Shërbimet tona kryesore, të cilat janë përshkruar më poshtë, përfshijnë kontabilitetin,administrimin e pagave, dhe përgatitjen e pasqyrave financiare, duke ju dhënë lirinë të përqendroheni në fushat e tjera të biznesit tuaj.
Shërbimet e Kontabilitetit: Kontabiliteti ynë i kujdesshëm siguron mbajtjen e regjistrimeve kontabile të saktë, duke ofruar raporte në kohë reale për biznesin tuaj. Ne mbulojmë detyra si regjistrimin e të dhënave në kompjuter, mbajtjen e bankës dhe të menaxhimit të debitorëve/kreditorëve, përgatitjen e buxhetit, mbikëqyrjen e departamenteve të kontabilitetit etj.
Kontabiliteti Menaxherial: Ne ofrojmë ndihmë të çmuar duke interpretuar shifrën financiare. Ekipi ynë krijon llogari dhe raporte menaxheriale mujore, tremujore, gjashtëmujore si dhe vjetore për të ofruar një pamje të qartë të shëndetit të biznesit tuaj. Ne gjithashtu menaxhojmë përgatitjen e pasqyrave financiare të veçanta ose të konsoliduara të kompanisë nënë sipas Standardeve Ndërkombëtare të Raportimit Financiar (IFRS).
Shërbimet e payroll: Shërbimet tona për payroll përfshijnë llogaritjen e pagave të punonjësve, gjenerimin e raporteve të detajuara, dhe menaxhimin e të gjitha aspekteve të kompensimit, duke përfshirë pagën bruto, përfitimet, kontributet e sigurimeve shoqërore, taksat personale, dhe pagën neto. Ne gjithashtu ndihmojmë me azhornimin e autoriteteve tatimore mbi ndryshimet e të dhënave të punonjësve, lëshimin e fletave mujore të pagave, përgatitjen e raporteve të transferimeve bankare për pagesat e pagave, dhe menaxhimin e raportimit për autoritetet tatimore.
Shërbimet që kanë lidhje me IFRS: Ne kuptojmë rëndësinë e përputhjes me Standardet Ndërkombëtare të Raportimit Financiar (IFRS) dhe ofrojmë një suitë shërbimesh për të ndihmuar klientët tanë:
-
Përgatitja e Pasqyrave Financiare në përputhje me IFRS: Ne përgatisim pasqyrat financiare sipas IFRS, duke siguruar përputhjen me të gjitha dispozitat dhe kërkesat e zbulimit të IFRS, duke rritur besueshmërinë dhe rëndësinë e pasqyrave financiare për palët e ndryshme të interesit.
-
Shërbimet e Konsulencës për IFRS: Ne ofrojmë shërbime konsulence për IFRS, duke ndihmuar klientët tanë në adoptimin e standardeve të reja IFRS dhe interpretimin e dispozitave specifike.
Te ThinkSmart, ne jemi krenarë për ofrimin e shërbimeve të besueshme dhe të përgjegjshme të mbështetjes së biznesit, me synimin për të parë biznesin tuaj të lulëzojë. Pavarësisht nga madhësia ose kompleksiteti i operacionit tuaj, ekspertët tanë janë të përkushtuar për suksesin tuaj.
Thinksmart- Ne shikojmë përtej numrave.